Kush jemi

 

Laboratori 3G – Kush Jemi

Besojini të ardhmen tuaj të energjisë me një partner të besueshëm dhe inovator

Pasioni dhe energjia janë motoja punës sonë!

Kompania jonë është themeluar në vitin 2012 në Shkodër, ku ne vendosëm të zhvillojmë grupe provash për testimin e matësave elektrik.

Nga një grup i vogël inxhinierësh të përkushtuar, ne jemi rritur në një kompani kombëtare që operojmë në rajonin Shkodër, Kukës, Burrel, Elbasan dhe Tiranë.

Veprimtaria jonë sillet rreth energjisë – përmes energjisë, përkushtimit dhe mendjes krijuese të ekipit tone në jemi në gjendje t’ju ofrojmë zgjidhje dhe shërbime që lejojnë sistemin tuaj të energjisë elektrike të funksionojë pa probleme, në mënyre të sigurtë dhe me efikasitet.

Shoqëria zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me nenet e Statutit, ligji nr. 9001 datë 14.04.2018 “Për shoqëritë tregtare” si dhe me legjislacionin shqiptar.

Ne e kuptojmë që saktësia, funksionaliteti dhe efikasiteti i përdorimit janë faktorët më të rëndësishëm kur merren parasysh pajisjet për të testuar apo zëvëndësuar.

Ne nuk mund të mendojmë për jetën pa energji elektrike dhe kur ka konsum te energjisë ka nevojë për të matur konsumin e saj. Në çdo vendbanim, qendra tregtare, industri, kudo matës të energjisë përdoren për të matur energjinë elektrike të konsumuar. Ata konsumatore që konsumojnë energji të mëdha kanë nevojë për aparatura matëse të teknologjisë me inovaore. Pra, për besueshmëri më të mirë, matësit e energjisë duhet të kalojnë nëpër teste ku matësit janë krahasuar në kushte të ndryshme normale dhe anormale me një laborator për të siguruar saktësine e tij në këtë fushe.

Besojini të ardhmen tuaj të energjisë me një partner të besueshëm dhe inovator.